Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Rebelët kolumbianë të FARC kanë arritur një marrëveshje me qeverinë për të eliminuar tregtinë e paligjshme të drogës, gjithashtu është rënë dakord edhe për një armëpushim 1-javor.
Armëpushimi përfshin raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat zhvillohen më 25 Maj.
Menjëherë pas bërjes publik të lajmit, nga sondazhet e kryera, ka rënë besueshmëria ndaj presidentit aktual Santos.
Është shprehur se do të vazhdojë bisedimet e tij për paqe me rebelët, deri në arritjen përfundimtare të paqes, ndërsa rivali i tij, Oscar Ivan Zuluaga ka deklaruar se nëse ai do të fitojë në zgjedhje do të ndërpres menjëherë bisedimet me rebelët.
Marrëveshja e së premtes, duket një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes përfundimtare të konfliktit që ka vrarë më shumë se 200 mijë persona që nga viti 1964.
Nga bisedimet e deritanishme janë arritur marrëveshje për 3 fazat e para, reformat bujqësore dhe pjesëmarrja e rebelëve në politikë kanë qenë 2 , reformat bujqësore dhe pjesëmarrja e rebelëve në politikë kanë qenë 2 çështje për të cilat është rënë dakord gjatë vitit të kaluar.
Nëse të dyja palët do të arrijnë marrëveshje edhe për 2 fazat e tjera, atëherë do të ketë nja angazhim për një raund përfundimtar për të gjithë paktin.
Top Channel