Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Kina ka thënë se do të vazhdojë shpimet për naftë në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, pavarësisht protestave kundër Pekinit në Vietnam.
Gjenerali i lartë kinez, Fang Fenghui fajësoi Hanoin për nxitje të problemeve në rajon. Ai deklaroi se përpjekjet e SHBA-ve për t’u fokusuar më shumë në Azi kanë ndikuar në nxitjen e tensioneve.
Një punëtor kinez vdiqën, si pasojë e një sulmi, në një fabrikë çeliku në Vietnam gjatë së mërkurës, rreth 150 të tjerë u plagosën pasi protestuesit i vunë flakën disa fabrikave tajvaneze.
Gjatë ditës së martë 15 fabrikave në pronësi të huaj iu vu zjarri në parqet industriale në provincën Binh Duong.
Gen Fang, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Kinës, i cili ndodhet në një vizitë në Uashington, kërkoi nga SHBA-ja të mos mbaj një qëndrim lidhur me këtë çështje, pasi do të shërbente për të rritur më shumë tensionet mes këtyre vendeve. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje palëve të përmbahen.
Më parë, ministri i Jashtëm i Kinës zhvilloi një bisedë urgjente telefonike me zv/kryeministrin vietnamez Pham Binh Minh, duke dënuar dhunën dhe i bëri thirrje Hanoit të marri masa të menjëhershme për të siguruar jetën dhe pronën e shtetasve kinez në Vietnam.
Top Channel