SHBA, zjarri gërryen San Diegon

16/05/2014 00:00

Skuadra zjarrfikësish po luftojnë kundër një ferri të vërtetë zjarri në Kaliforni, në zonën e San Diegos, ku 14 milje katrorë terren janë përfshirë nga flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Pasi evakuuan mbi 20 mijë banorë, zjarrfikësit arritën progres ndaj të paktën 9 zjarreve, të rënë njëri pas tjetrit.

Por jashtë kontrollit është një zjarr tjetër në zonën e San Markos, qyteza ku ndodhet kampusi i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë, që është mbyllur dhe 10 mijë studentët e përgatitur për provime janë larguar.

Ekspertët sqarojnë se zjarret, të cilat për shkak të fuqisë i kanë quajtur “firenado” (tornado zjarri), janë kolona flakësh shumë të rrezikshme që bien kur erëra që fryjnë në kuotë të ulët bien në kontakt me zjarrin dhe e frynë drejt qiellit, duke krijuar spirale zjarri të kuqe dhe portokalli.

Funksionarë të kontesë së San Diegos ndërkohë kanë paralajmëruar rezidentët jo vetëm nga zjarri por edhe për cilësinë e ajrit, i përzjerë me tymin e zi.

Çentrali bërthamor në San Onofre, në jug të Los Anxhelesit, ka njoftuar në Twitter evakuimin e një pjesë të punëtorëve për arsye sigurie, pasi në rrethina ndodhen disa vatra zjarri.

Zjarret e shumta kanë çuar gjithashtu edhe në largimin, po për arsye sigurie, personelin e një baze ushtarake dhe në mbylljen e një aksi të rëndësishëm rrugor, mjaft i përdorur në periudhën pranëverë-verë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel