Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Rrjetet sociale publikuan videon ku shihet kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan në qytetin perëndimor të Somas, ku ai u prit me fishkëllimë që –sipas tyre- ka qëlluar një protestues.
Pamjet filmike janë të errëta, sa është e vështire të përcaktohet çfarë ndodhi. Pra nuk është e qartë nëse grushti i drejtohet dikujt apo thjesht është ngritur në shenjë revolte.
E përditshmja turke “Hyrriet” raporton se partitë opozitare nxituan të kritikojnë Erdoanin, madje disa e akuzuan se veprojë paturpësisht!
Gjithashtu u publikuan edhe pamje të këshilltarit të tij Jusel Jerkel që qëllonte me shkelma një prej protestuesve në qytetin Soma, pas tragjedisë në minierë ku humbën jetën 282 persona- është shndërruar në simbolin e revoltës kundër qeverisë turke.
Sindikatat në Turqi po zhvillojnë një greve një-ditore, fjala kyç e të cilës ishte privatizimi i sektorit të minierave, ku kushtet e sigurisë mungojnë tërësisht.
Mijëra persona dolën në rrugë në shumë qytete te Turqisë. Në Ankara, të paktën 3000 persona marshuan në Ministrinë e Punës. Në Stamboll, shumë njerëz protestuan në sheshi Taksim, një vit më parë arenë e revoltës anti-qeveritare.
Në Izmir, policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit kundër 20 mijë personave që protestuan në rrugët e këtij qyteti, i treti për nga madhësia në Turqi. Izmiri ndodhet 120 km nga Soma. Protesta pati edhe në Bursa, Antalia, Diarbakër dhe qytete të tjera.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, por –me kalimin e orëve- shpresa sa vjen e venitet. Gjatë natës u nxorën nga nëntoka 8 trupa të pajetë. Të paktën 150 persona rezultojnë të humbur.
Të enjten në Soma qëndroi presidenti turk, Abdullah Gyl –pasi takoi minatorët e plagosur dhe pasi vizitoi skenën e tragjedisë -u bëri thirrje turqve te qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të vështira”.
Qeveria akuzohet se refuzoi hetimin parlamentar për incidentet në minierat e Somas, ku sipas zyrtarëve janë kryer rregullisht kontrollet; i fundit ishte në muajin Mars. Në momentin kur ndodhi shpërthimi, të paktën 787 minatorë ndodheshin nëntokë.
Top Channel