“Shqipëria 2030”, si ndahet “torta” e 114 projekteve me 7.38 miliardë euro, infrastruktura merr pjesën më të madhe, energjia dhe arsimi Pas Fondit Monetar, Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër paketë të gjerë kredie nga Banka Botërore. Bordi i drejtorëve ekzekutivë të këtij institucioni miratoi të premten transhin e parë prej 100 milionë dollarësh të paketës që brenda pak ditësh do të pasohet nga një këst i dytë edhe më i madh.
Transhi i parë prej 100 milionë eurosh që u miratua një ditë më parë shkon si mbështetje e drejtëpërdrejtë buxhetore dhe do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Por, ky nuk është i vetmi. Top Channel ka mësuar se në fund të muajit Banka pritet të miratojë një tjetër transh, i cili do të jetë rreth 120 milionë dollarë të tjera, çka e çon paketën totale të financimeve në 220 milionë dollarë.
Pas miratimit, paketa shkon për ratifikim në Parlament dhe pritet që të jetë e gatshme për disbursim në qershor dhe do të financojë shpenzimet e buxhetit për pjesën e dytë të vitit.
Transhi i parë i kredisë që u miratua një ditë më parë nga bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ishte i kushtëzuar me ndërmarrjen nga qeveria të një sërë reformave në sistemin financiar. Këtu përfshiheshin masat për uljen e kredive të këqija, hartimi i disa ligjeve për mbikqyrjen e sistemit financiar, përfshirë tregun e sigurimeve dhe të tjerë.
Të gjitha këto masa ligjore që ishin kusht për marrjen e kredisë aktualisht janë në proces miratimi në Parlament, çka duket e ka bindur Bankën Botërore t’i hapë rrugë paketës së financimeve.
Sipas Bankës, kreditë janë me afat 22-vjeçar dhe qeveria do ta fillojë shlyerjen e tyre pas 7 vjetësh.
Top Channel