Alarm shëndetësor për Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë: Fruthi shqetësim kryesor për tifozët që udhëtojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada
Spanja pritet të bëhet vendi me më shumë trofe të fituar në arenën europiane, në rang klubesh. Suksesit të Sevilla-s në Europa League do t’i shtohet ai i Realit apo Atletico Madrid, që më 24 Maj do të diskutojnë finalen e Champions League, si dhe ai i Superkupës së Europës, në muajin Gusht.
Me këto 3 suksese, numri i titujve europianë nga klubet spanjolle do të arrijë në 49, për të parakaluar Italinë, me 48 trofe të fituar deri në sezonin aktual. Në vendin e tretë, në këtë renditje të veçantë, pozicionohet Premier League e Anglisë, me 39 trofe në arenën ndërkombëtare për klube, duke lënë pas Bundesliga-n gjermane me 29 të tillë.
Spanja do të rrisë avantazhin edhe përsa i përket numrit të titujve në Champions. Në finalen e Lisbonës, Real ose Atletico do të çojnë në 14 numrin e trofeve të fituar në këtë eveniment për La Liga-n, 2 më shumë se Serie A.
Në Europa League, apo ish-Kupa UEFA, iberikët arrijnë në 8 trofe, duke parakaluar Anglinë dhe duke iu afruar Italisë. Ndërsa, përsa i përket Superkupës Europiane, në Gusht La Liga do të rrisë numrin e trofeve të fituar në këtë eveniment në 11, dy më shumë se Serie A.
Top Channel