Shpërthim në një qendër tregtare në Meksikë

15/05/2014 00:00

Një shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Meksikë ka shkaktuar 2 të vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur.

Si pasojë e shpërthimit në qytetin Reynosa një pjesë e qendrës tregtare është shkatërruar. Sipas mediave vendase shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi në një kuzhinë kineze.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke dëmtuar shtëpitë që gjendeshin pranë qendrës tregtare, si edhe disa automjete jashtë saj.

Ekipet e shpëtimit i erdhën në ndihmë personave të lënduar si edhe disa të tjerëve, të cilët kishin mbetur të bllokuar në ndërtesë.

Qyteti Reynosa është kthyer në skenë beteje mes karteleve të drogës dhe forcave federale gjatë muajve të fundit, por qeveria  tha se shkaku i shpërthimit nuk kishte të bënte me dhunën në këtë qytet.

Top Channel