Sevilla fiton Europa League
15/05/2014 00:00
Sevilla shpallet kampione e Europa League-s, pasi mundi në finale me 11-metërsha portugezët e Benfica-s.
Në “Juventus Stadium”, skuadra spanjolle fitoi me rezultatin 4-2, falë 2 pritjeve të portierit Beto, i cili ishte protagonist edhe gjatë 120 minutave të ndeshjes që përfundoi në barazim 0-0.
Ky është trofeu i tretë për Sevilla-n, e cila bëhet njëkohësisht skuadra spanjolle me më shumë tituj në këtë kompeticion.
Nga ana tjetër për Benfica-n kjo ishte finalja e tetë e humbur, duke përfshirë këtu Chempions League dhe Europa League.
Top Channel