Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Qindra persona kanë zhvilluar një protestë gjatë ditës së enjte në qytetin Pushkino, 30 kilometra në verilindje të Moskës. Ata kanë shprehur zemërimin ndaj emigrantëve dhe kanë kërkuar arrestimin e një shtetasi nga Uzbekistani, i cili është person i dyshuar lidhur me një vrasje të ndodhur në këtë zonë.
Protestuesit hodhën slogane kundër emigrantëve, më pas ata kanë sulmuar një autobus, duke dhunuar fizikisht shoferin e tij. Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar rreth 60 prej protestuesve.
Trazirat e fundit kanë ngritur shqetësimin për rikthimin e protestave të dhunshme racore, si ato në rrugët e Moskës gjatë vitit 2010.
Protestuesit dolën në rrugët e Pushkino pasi Zhakhongir Akhmedov dyshohet për vrasjen e Leonid Safyannikov pas një grindje në një parking gjatë ditës së martë. Sipas policisë Akhmedov nuk ishte ndaluar dhe kishte kaluar kufirin, duke shkuar në Uzbekistan, në atdheun e qindra mijëra emigrantëve në Rusi. I dyshuari për vrasja është arrestuar në vendlindjen e tij dhe ta pritet të transferohet në Rusi për t’u gjykuar lidhur me ngjarjen.
Agjencia shtetërorë ruse e lajmeve “RIA” ka raportuar se të gjithë protestuesit e ndaluar janë liruar më vonë.
Premtimi i Vladimir Putin për të mbrojtur popullsinë rusisht-folëse në Ukrainë edhe me forca ushtarake nëse do të jetë e nevojshme, ka shkaktuar zemërimin e nacionalistëve rusë, të cilët akuzojnë qeverinë për shpërfillje të të drejtave të tyre.
Top Channel