Klasifikimi i Superiores/ Si paraqitet pas fitoreve të skuadrave që janë në garë për mbijetesën Didier Deschamps ka shmangur listën paraprake për të qartësuar menjëherë se cilët janë lojtarët që do të marrë në Botërorin e Brazilit dhe i ka dorëzuar FIFA-s listën përfundimtare prej 23 lojtarësh dhe gjithashtu 7 lojtarët rezervë që do të jenë të gatshëm në rast nevoje.
Bie në sy mungesa e mesfushorit Samir Nasri dhe e mbrojtësit veteran Eric Abidal.
“Nasri thotë se nuk qëndron dot në stol dhe kjo gjë ndikon tek grupi. Është një lojtar i shkëlqyer, por statusin e titullarit që ka tek City nuk e ka fituar dot kurrë në kombëtare. Nuk kam marrë lojtarët më të mirë, por grupin më të fortë”, shpjegoi Deschamps.
Surprizë është grumbullimi i lojtarit të Lionit Clement Grenier.
Ja lista përfundimtare e Francës:
Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Mickaël Landreau (Bastia)
Mbrojtës: Raphaël Varane (Real Madrid), Mamadou Sakho (Liverpool), Mathieu Debuchy (Newcastle), Laurent Koscielny (Arsenal), Lucas Digne (Psg), Eliaquim Mangala (Porto), Bacary Sagna (Arsenal), Patrice Evra (Manchester United).
Mesfushorë: Yohan Cabaye (PSG), Paul Pogba (Juventus), Blaise Matuidi (PSG), Moussa Sissoko (Neëcastle), Clément Grenier (Lyon), Rio Mavuba (Lille), Mathieu Valbuena (Marseille).
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Franck Ribéry (Bayern Munchen), Antoine Griezmann (Real Sociedad), Olivier Giroud (Arsenal), Loïc Rémy (Newcastle).
7 rezervat – Schneiderlin (Southampton), Gonalons (Lyon), Lacazette (Lyon) Ruffier (Saint Etienne), Perrin (Saint Etienne), Tremoulinas (Saint Etienne) dhe Remy Cabella (Montpellier)
Top Channel