Irani kërcënon Barron Trump, CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane kundër djalit të vogël të Presidentit amerikan Një tjetër tragjedi në det, rreth 40 milje larg brigjeve të Libisë, në ujëra ndërkombëtare. Të paktën 206 persona u shpëtuan nga anijet italiane, të cilat kanë nxjerrë edhe 17 trupa të pajetë.
Por bilanci duket se është shumë më i rëndë. Sipas dëshmive, të pakonfirmuara nga autoritetet ushtarake, në barkën e mbytur udhëtonin gjithësej rreth 400 vetë.
Një orë pas mbytjes së peshkarexhës, anije ushtarake dhe tregtare italiane ndodheshin në vendin e ngjarjes në ndihmë të emigrantëve e në kërkim të të zhdukurve.
E menjëhershme edhe polemika në nivel të lartë politik. Ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano deklaroi se Europa nuk po e ndihmon Italinë e cila ka çuar anijet e saj për të shpëtuar të gjallët e për të nxjerrë të vdekurit.
Më pas kryeministri Matteo Renzi kërkoi me forcë mbështetjen e institucioneve europiane. “Europa nuk mund të shpëtojë shtetet e bankat dhe të lerë të vdesin nëna e fëmijë”, tha ai.
Komisioni Europian ka shprehur tronditjen për këtë tragjedi të re në ujërat mes Libisë e Lampeduzës dhe falenderon autoritetet italiane për punën e kryer.
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çështjet e brendshme është në program një diskutim pikërisht mbi përballimin e fenomenit të emigracionit në Mesdhe.
Top Channel