Ibra në Milano, e takon vetëm Abate…

13/05/2014 00:00

Një vizitë e Ibrahimovic në Milano përbën gjithnjë lajm. Pasi ka fituar titullin në Francë, suedezi është parë të drekojë në një restorant në qendër të qytetit, së bashku me Abate-n, ish-shokun e tij të skuadrës te Milan.

Media italiane ka nisur menjëherë dyshimet në lidhje merkaton e ardhshme të ekipeve italiane, duke e çuar Zlatanin në tri destinacione të ndryshme, apo ish-ekipet e tij: Milan, Inter, Juve. E megjithatë vetëm zëra për momentin, por prezenca e suedezit në Milano ngre edhe dyshime të tjera: Vizitë pune apo thjesht për kënaqësi?

Për këtë mbetet për t’u pyetur Raiola, apo për të dhënë vet ai shpjegime sa herë që ngrihen dyshime mbi të asistuarit e tij, por fakti që është takuar vetëm me Abate-n nga ish-kolegët e tij kthen edhe disa dyshime të tjera…

FOTO GALERI
1/7

Top Channel