Al-Sisi: Kriza në Siri të zgjidhet në rrugë paqësore

13/05/2014 00:00

Abdel Fattah al-Sisi, kandidati për president në Egjipt, i cili shikohet si favorit në zgjedhje, ka thënë të hënën se lufta civile në Siri duhet të zgjidhet me bisedime, duke treguar që Egjipti nuk do të mbështesë një ndërhyrje ushtarake, diçka e sugjeruar më parë nga disa shtete arabe.

Më parë pjesa më e madhe e opozitës në Siri dhe disa vende arabe kishin kërkuar një operacion ushtarak ndërkombëtarë në Siri, për t’i dhënë fund një lufte 3-vjeçare.

Al-Sisi i pyetur për pikëpamjet e tij mbi konfliktin në Siri ai ka thënë se duhet të gjendet një rrugë paqësore për të përfunduar krizën.

Komentet e ish-shefit të ushtrisë tregojnë për qëndrimin e ardhshëm që Egjipti do të mbajë mbi Sirinë, nëse Al-Sisi do të fitojë, në votimin për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 26 dhe 27 Maj.

Ish-Presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi, i cili u largua nga Sisi Korrikun e kaluar pas trazirave kundër tij, kishte miratuar publikisht kryengritjen si dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Presidentin sirian Bashar al-Asad.

Autoritetet e tanishme ushtarake në Egjipt kanë akuzuar Mursin se ka dërguar persona për të luftuar kundër Assad në Siri.

Top Channel