DR Kongo, 15 viktima në stadium

12/05/2014 00:00

Të paktën 15 persona kanë vdekur në një ndeshje futbolli në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.

Problemet nisën kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj turmës duke krijuar panik dhe në përpjekje për t’u larguar sa më shpejt nga stadiumi, njerëzit shtypën njëri-tjetrin duke shkaktuar përveç 15 viktimave edhe 20 të plagosur.

“Katër policë u ngacmuan nga tifozët dhe në momentin që ata u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, nisi gjithçka”, tha ministri Emmanuel Akweti për Reuters.

Muajin e kaluar, 14 persona vdiqën në një incident të ngjashëm gjatë një festivali të organizuar në nder të këngëtarit të famshëm kongolez King Kester Emeneya.

Top Channel