Juve mund edhe Romën

11/05/2014 00:00

Goli i Osvaldos në fundin e ndeshjes, i jep një tjetër fitore Juventusit në këtë ndeshje të madhe të Serie A përball Romës me rezultatin 1-0.

Ka mjaftuar pikërisht ky fol që ta ngjisë skuadrën e Conte-s në kuotën e 99 pikëve, duke thyer rekordin e Interit të sezonit 2006/2007,i cili u ndal në kuotën 97 pikëve.

Javën e ardhshme kampionët e Italisë do të luajnë me Cagliari-n, ku mund të kalojnë kuotën e 100 pikëve.

Milani humb shansin e fundit me sa duket për të arritur në Europa League. Kuqezinjtë e Sedorff janë mundur 2-1 nga Atalanta në Bergamo.

Pas një barazimi për një kohë të gjatë është Franco Brienza në minutën e 96-të që i jep fitoren vendasve.

Në këtë javë të parafundit të kampionatit italian, Napoli ka shkatërruar Sampdoria-n me rezultatin 5-2. Mes autorëve të golave për skuadrën e Sampdorias ka shënuar edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, i grumbulluar me Gjermaninë, Shkodran Mustafi.

Top Channel