SHBA, balona përfshihet nga flakët

10/05/2014 00:00

Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga flakët në Virginia. Autoritetet policore kanë deklaruar se në të gjendeshin 3 persona.

Dëshmitarët kanë thënë se balona është përfshirë nga flakët pak pas ngritjes nga toka dhe sipas tyre pasagjerët janë parë të hidhen nga një lartësi e madhe.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet, por deri tani nuk është gjetur asnjëri prej trupave të personave, por as mbetjet e balonës.

Sipas informacioneve të para nga mediat amerikane mendohet se balona është përplasur në një linjë energjie elektrike dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Incidenti ndodhi një dita para nisjes së festivalit të balonave që do të zhvillohej gjatë së shtunës dhe të dielës. Pas ngjarjes organizatorët njoftuan për anulimin e festivalit. 
 

Top Channel