10-vjeçari thyen rekordin në gjysmë maratonë

10/05/2014 00:00

Jo vetëm që ia doli të mbërrinte në finish para prindërve të tij, por 10-vjeçari Noah Bliss, nga Wisconsin ka arritur të thyejë rekordin botëror në gjysmë maratonë.

Bliss, i cili e kishte nisur garën duke vrapuar krah për krah me të atin, nuk e kishte menduar se do të thyente rekord, por pas ndalesës së babait të tij, në kilometrin e 13, u shkëput dhe arriti në finishin e 21 kilometrave për 1 orë e 37 minuta, duke thyer rekordin e moshës së tij, si edhe duke u renditur më i shpejti nga pjesëmarrësit deri në 19 vjeç.

Në gjysmë maratonën e  Wisconsin morën pjesë 2073 vrapues, nga të cilët vetëm 71 prej tyre arritën ta përfundonin atë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga një tjetër 10 vjeçar në vitin 2012 me kohën 1 orë e 38 minuta.

Top Channel