Ushtari britanik, foto me viktimën taleban

09/05/2014 00:00

Fotografitë e marra pas një sulmi të rebelëve, ndaj bazës kryesore ushtarake britanike në Afganistan, “Camp Bastion”, dy vjet më parë, ku shihet një ushtar anglez duke pozuar me trupin e pajetë të një luftëtari taleban, kanë shkaktuar indinjatë në Britani.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se nuk ka asnjë shfajësim për sjellje të tilla, që përbëjnë shkelje të rregullave ushtarake.

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar pohoi se ato ndjekin një politikë të qartë të tolerancës zero, sa i takon keqtrajtimit të trupave të armiqve të vdekur, dhe shtoi se rasti po trajtohet me shumë seriozitet.

Top Channel