Sanksionet japin efekte

09/05/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara thonë se “sanksionet perëndimore kundër Moskës pas
ndërhyrjes në Ukrainë, po japin pasoja të dukshme mbi ekonominë ruse”.

Pavarësisht kësaj, disa prej anëtarëve të Kongresit shprehën skepticizëm dhe i bënë thirrje administratës Obama të vendosë sanksione më të rëndë, vecanërisht nëse minohen zgjedhjet e 25 Majit.

Diplomatja amerikane Viktoria Nuland, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, tha se “sanksionet amerikane dhe ato europiane po rëndojnë ekonominë ruse dhe kane sjellë pasojat e para; rënie të bursës dhe zhvlerësim të monedhës ruse”.

Shefi i Komisionit të për Cështjet të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Ed Rois pohoi se sanksionet po japim ndikimin e tyre. Ai nënvizoi se Presidenti rus, Vladimir Putin duket se e ka marrë parasysh këtë cmim. Rois është një prej ligjvenesve amerikanë që kërkon sanksione më të rënda, veçanerisht nëse pengohen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

“Ne duhet të ndjekim një strategji që do ta bindë Presidentin Putin se agresioni do të sjellë pasoja të konsiderueshme dhe afatgjata mbi ekonominë ruse si dhe mbi rregjimin e tij nëse ai ndërhyn tek zgjedhjet ne Ukraine”. Republikani nga teksasi Ted Pou thotë se “sanksionet nuk kanë funksionuar sepse nuk kanë penguar Rusinë në veprimet e saj”. Nulland tha se “SHBA po punon me aleatët europian për mundësinë e sanksioneve te tjere, në shenjestër të të cilëve do të jenë “sektorët specifikë të ekonomisë, përfshire energjitikën”. Në Bruksel, të hënën, ministrat e Jashtëm europian do të diskutojnë për sanksione të tjera, por disa prej udheheqesve nuk kanë shprehur vullnet për ta ndëshuar Moskën, pasi vendet europiane, krahasuar me Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbime më të mëdha tregtare me Rusinë.

Top Channel