Pistorius shet shtëpinë për shpenzimet e gjyqit

09/05/2014 00:00

Kampioni olimpik Oscar Pistorius ka shitur shtëpinë e tij në Pretoria, aty ku mendohet se ka vrarë të fejuarën e tij Reeva Steenkamp natën e Shën Valentinit në vitin 2013.

Këtë fakt e ka bërë me dije agjenti imobiliar që është marrë me shitjen e saj . “Kemi një blerës dhe transferimi i pronës është në progres”, tha agjenti imobiliar.

Ai nuk ka bërë me dije detaje të tjera për pronarin e ri dhe çmimin me të cilën është shitur shtëpia.

Oscar Pistorius akuzohet për vrasjen e të fejuarës së tij Reeva Steenkamp brenda në banesë. Nga dëshmitë e Pistorius, ai ka thënë se kjo gjë ka ndodhur nga pakujdesia duke menduar se mund të kishte hyrë një hajdut.  

Kalvari i procesit gjyqësor për të ka nisur dhe tashmë pritet vendimi nga gjykata.

Top Channel