Vrau dy fëmijët, rikthehet në shtëpinë e krimit

08/05/2014 00:00

Nëna që vrau 2 fëmijët e saj pasi pësoi depresion pas lindjes rikthehet
pas 2 vitesh në shtëpinë 1.5 milionë dollarëshe në jug të Londrës, së
bashku me bashkëshortin.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi Felisia Boots, 36 vjeç vuante nga depresioni pas lindjes në atë kohë dhe vrau fëmijët e saj nga frika se shërbimi social do t’i hiqte kujdestarinë.Tragjedia ndodhi në maj të vitit 2012 ku çifti së bashku me dy fëmijët sapo ishin shpërngulur  për në shtëpinë e re.

Banorët e lagjes ishin surprizuar nga rikthimi i tyre dhe ata thanë se çifti dukej mirë së bashku.

Një nga banorët e lagjes për “The Sun” tha: “Mendonim se ata nuk do të riktheheshin kurrë në këtë shtëpi për shkak të kujtimeve tragjike, por jemi të kënaqur që janë mirë”.

Top Channel