Ushtria ruse ende në kufi

08/05/2014 00:00

SHBA dhe NATO thonë se deri tani nuk ka asnjë shenjë që tregon se 40
mijë trupat ruse janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht
deklaratës së presidentit Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit u bëri thirrje separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore të shtyjnë referendumin “e shkëputjes”, të planifikuar të dielën si edhe nënvizoi se “ushtarët ruse janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën”.

Zëdhenesi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se tërheqja ruse do të ishte një hap poizitiv. “Ne do të mirëpritnim një akt-kuptimplotë dhe transparent të tërheqjes se forcave ruse nga kufiri. Këtë e kemi kërkuar prej kohësh”. Por sipas tij- nuk ka prova për atë që prestendon Moska.

Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Steve Warren shprehet: “Ajo që mund të them është se nuk kemi parë ndryshime në pozicionet e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën”. Koloneli Warren thotë se nëse trupat ruse do të ishin bërë gati të lëviznin, Shtetet e Bashkuara do ta kishin vënë re menjehere, një gjë të tillë”. Po kështu edhe ligjvënësit amerikanë janë shprehur skeptikë.

Kreu i Komisionit për Zbulimin në Senat, republikani Dan Koats tha për Zërin e Amerikës se “ veprat e Putinit kanë më shumë vlerë se fjalët”.

“Nëse Putin vazhdon të nxisë elementet pro-rusë që shkaktojnë trazira në Ukrainën Lindore, në mënyrë që të pengohet apo të ndikohet rezultati i zgjedhjeve, terheqja është një akt simbolik, për të cilin nuk duhet të besojmë se mund ta zgjidhë problemin”.

Stefen Blank i Këshillit për Politika të Jashtme thotë se deklarata e Putinit, vecanerisht për ndalimin e referendumit  mund të jetë shenja se Rusia po e ndjen peshën e presionit. Sipas tij, Rusia do të vazhdojë përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës.  Rojet ukrainase të kufirit kanë marrë furnizime me pajisje ushtarake amerikane jovdekjeprurëse dhe po diskutohen edhe për ndihma të tjera.Aktivistët pro-rusë në Lindje të Ukrainës do të shqyrtojnë të enjten propozimin e Presidentit rus, Vladimir Putin për ta shtyrë referendumin

Top Channel