
Real Madrid i ka dhënë lamtumirën luftës për titullin kampion pas barazimit 1-1 në ndeshjen e prapambetur me Real Valladolid.
Në të njëjtën kohë, madrilenët i kanë dhënë Barcelonës një mundësi të artë për një tjetër titull kampion pasi tani katalanasit e kanë në dorë fitoren e titullit nëse mundin Elchen në fundjavë dhe Atletico Madridin në javën e fundit, në atë që pritet të jetë një finale e kampionatit dhe ku Atleticos do i mjaftojë edhe një barazim (gjithmonë nëse fiton ose barazon ndeshjen e fundjavës ndaj Malagës).
Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 35 me anë të Sergio Ramos, por 5 minuta para fundit të ndeshjes ishte Osorio ai që barazoi rezultatin në zhvillimet e një goditjeje këndi.
Pas këtij rezultati, Real Madrid do të mendojë vetëm për 24 majin, ditën kur do të luhet finalja e madhe e Champions League.
Top Channel