Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik “Mos ejani në Itali të vuani urie”. Është ky një prej spoteve zgjedhorë
të realizuar nga këshilltari i Lidhjes së Veriut Angelo Ciocca për
zgjedhjet europianë të 25 majit.
E veçanta është se ka përdorur pesë emigrantë për të përcjellë mesazhin e tij kundër emigracionit të dhënë si në gjuhë të huaja ashtu edhe në italisht. Pesë emigrantë nga Angola, Sri Sanka, India, Pakistani dhe vendet arabe këshillojnë bashkatdhetarët e tyre që të mos i besojnë skafistëve sepse janë vrarës dhe të mos vijnë në Itali, ku i pret uria e mjerimi.
Kandidati Angelo Ciocca kërkon votën e atyre që janë dakort me politikën kundër emigracionit. Sipas politikanit të Lidhjes së Veriut, mesazhi i dhënë nga vetë emigrantët e rregullt duhet të ketë më shumë efekt. Një stretegji e ndjekur më parë edhe në Zvicër e Australi.
Por spotet në fjalë përzjejnë emigracionin e rregullt dhe atë ilegal, emigrantët që vijnë në Itali për të punuar rregullisht me ata që i largohen konflikteve e persekutimeve për të shpëtuar jetën. E zor se këta të fundit i ndal mesazhi sado i fortë i pesë emigrantëve dhe i një politikani të djathtë të Lidhjes së Veriut, një forcë politike e njohur për qëndrimin e saj shumë të ashpër në fushën e emigracionit.
Top Channel