
Red Bulli ka gati një shasi të re për makinën e Sebastian Vettel që do të përshtatet më mirë me stilin e pilotimit të katër herë kampionit të Formulës 1 dhe që do e lejojë pilotin gjerman të ketë një rendiment të njëjtë me shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo.
Australiani e ka mundur Vettelin në 3 nga 4 garat e para të këtij sezoni duke vënë në pikëpyetje pozicionin si pilot i parë të gjermanit, një pozicion tërësisht të merituar pas 4 titujve kampion radhazi të fituara prej tij.
“Vetteli ka nevojë për një pjesë të pasme të qëndrueshme për shkak të stilit të tij të veçantë të pilotimit. Deri tani nuk e ka pasur, por do e ketë në Spanjë. Edhe Ricciardo do ketë një shasi të re, por jo përpara garës së Silverstonit”, konfirmoi Helmut Marko.
Gjithashtu, pritet një zhvillim i madh në aspektin aerodinamik të dy makinave Red Bull në mënyrë që të reduktohet distanca me makinat Mercedes dhe të fshihet rreziku i Ferrarit, që me Fernando Alonson la pas në garën e fundit Ricciardon dhe Vettelin.
Top Channel