F1, Hamilton kërkon fitoren e parë në Spanjë

08/05/2014 00:00

Lewis Hamilton kërkon fitoren e tij të parë në karrierë në pistën e Barcelonës dhe ky është viti i duhur për ta arritur këtë gjë pasi Mercedesi deri tani ka fituar 4 garat e para të sezonit (3 fitore Hamilton dhe 1 Rosberg) dhe duket se dominimi i skuderisë gjermane do të vazhdojë edhe në Europë.

“Do të ishte një ëndërr për mua fitorja në Spanjë. Është gara e parë që zhvillohet në Europë dhe ambienti është fantastik. Ka mijëra tifozë që na ndjekin”, tha piloti britanik.

Hamiltoni shpjegoi edhe se limiti i konsumit të karburantit në garë është një nga pikat kyçe të rregullores së re.

“Celësi është kufiri i karburantit dhe për këtë arsye skuadra jonë ka bërë një punë të veçantë në motorr dhe në kutinë e marsheve duke i përshtatur me rregulloren e re”, tha Hamilton.

Top Channel