Poloni-Shqipëri, me presidentin Nawrocki në tribunë, por si do ta presin tifozët vendas…
Sebastian Vettel, katër herë kampion në Formulën 1, deklaroi në një intervistë për revistën gjermane ‘Focus’ se vazhdon të jetë i shokuar nga aksidenti me ski që pësoi Michael Schumacher në dhjetorin e vitit të kaluar.
Piloti gjerman i Red Bullit pranoi se sa herë që e mendon atë aksident, trembet duke kuptuar se “sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në jetë”.
“E kam të vështirë të flas, jam ende i shokuar”, tha Vettel.
Lajmet e fundit mbi Michael Schumacher, i cili ndodhet në komë të induktuar në spitalin e Grenobles, bënin të ditur se ish-piloti i Ferrarit është në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Ndërsa menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka thënë në deklaratat e fundit publike të saj se “ka përmirësime të vogla”.
Top Channel