Ukrainë, ushtria rimerr ndërtesën e bashkisë së Mariupolit

07/05/2014 00:00

Trupat ukrainase rimorën ndërtesën e bashkisë së Mariupolit, që ishte
pushtuar nga separatistët prorusë, të cilët e braktisën me lehtësi.
Arsyeja mbetet ende e paqartë.

Agjensia ruse e lajmeve “Interfax” citon një pro-rus i cili pohoi se ‘nuk u dëgjuan të shtëna’.

Javët e fundit, separatistët kanë marrë nën kontroll ndërtesa qeveritare në disa qytete lindore te Ukrainës. Kievi akuzon Rusinë se po ndihmon “rebelët” dhe ka dërguar trupat për të rivendosur autoritetin sepse kundërshton kërkesat e aktivistëve për më shumë autonomi të rajoneve lindore.

Separatistët në Donjeck shpallën “Republikën e Popullit” dhe po përgatiten të zhvillojnë referendumin për pavarësinë të dielën.

Top Channel