Tajlandë, gjykata urdhëron dorëheqjen e Kryeministres

07/05/2014 00:00

Gjykata Kushtetuese urdhëroi dorëheqjen e Kryeministres tajlandeze
Yingluck Shinawatra dhe nëntë ministrave të Qeverisë të japin
dorëheqjen.

Sipas kësaj gjykatë, ajo shkeli ligjin kur transferoi kreun e sigurisë kombëtare dhe u mbështet prej tyre.

Vendimi i Gjykatës që është detyrues vjen pas disa muajsh të një bllokade politike në Tajlandë. Protestuesit antiqeveritare janë përpjekur ta rrëzojnë Yingluck Shinawatra-n që prej nëntorit të vitit 2013. Anëtarët e mbetur të qeverisë emëruan ministrin e Tregtisë për ta zevendesuar. Yingluck Shinawatra akuzohet për “abuzim të detyrës” sepse transferoi Tauil Pliensrin, shefin për sigurinë kombëtar, i cili ishte caktuar nga opozita në vitin 2011.

Gjatë daljes para gjykatësve, ajo kundërshtoi se “partia e saj kishte përfituar nga kjo lëvizje”. Por në fakt, sipas gjykatës, përfituesi ishte një i afërm. Analistët parashikojnë protesta nga përkrahësit e Qeverisë, që  mbështetet vecanërisht në zonat rurale. Mbështetesit e Jingluk Shinawatra-s besojnë se gjykatat janë të njëanshme, dhe mbeshtesin eliten urbane, bërthama e protestave në Tajlandë, vend që është përballur me nje luftë pushteti prej kohës kur vëllai i Yingluck Shinawatra, Thaksin Shinawatra u rrëzua si kryeministër, pas një grushti shteti në vitin 2006.

Protestat antiqeveritare në Bangkok nisën vitin 2013, në Tajlandë dhe protestuesit bllokuan disa pjesë të qytetit. Fill pas tyre, Yingluck Shinawatra shpalli zgjedhjet e pergjithshme në shkurt, të cilat,sipas parashikimeve, do t’i fitonte partia e saj. Por  protestat ndërprene procesin dhe zgjedhjet u anuluan.

Top Channel