NBA, tjetër rekord për LeBron James

07/05/2014 00:00

Me 22 pikët e shënuara në fitoren ndaj Brooklyn Nets, LeBron James është bërë lojtari më i ri në historinë e NBA-së që shënon 4000 pikë në ndeshjet e playoff-it.

Lojtari i Miami Heat i bashkohet legjendave si Michael Jordan (5.987), Kareem Abdul-Jabbar (5.762), Kobe Bryant (5.640), Shaquille O’Neal (5.250), Karl Malone (4.761), Tim Duncan (4.747) dhe Jerry West (4.457). Tashmë, ai renditet i teti me 4013 pikë në playoff.

Nga të gjithë këta basketbollistë, LeBron James është më i riu që ka kaluar kufirin e 4000 pikëve (29 vjeç) duke luajtur për më tepër më pak minuta (6148).

Gjithashtu, së bashku me Michael Jordan dhe Kobe Bryant, LeBron ka nderin të jetë një nga tre lojtarët që ka më shumë se 4000 pikë, 900 asist dhe 900 topa në tabelë në playoff.

Përsa i përket mesatares së pikëve për ndeshje në playoff, LeBron James renditet i pesti me 28.06 pikë, pas Jordan (33,45), Iverson (29,73), Jerry West (29,13) dhe Kevin Durant (28,71).

Top Channel