Kerry kundër referendumit

07/05/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e cilësoi planin për zhvillimin
e një referendum “fals” dhe nënvizoi edhe një herë se SHBA i cilësojnë
“të paligjshme përpjekjet për të përçarë Ukrainën”.

“Ky është skenari i Krimesë edhe njehere dhe asnjë vend i civilizuar nuk do të njohe rezultatet e këtyre përpjekjeve false. Siç e ka bere te qarte dhe presidenti Obama, nese elementet rusë vazhdojnë të sabotojnë procesin demokratik dhe të ndalojnë Ukrainën të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 maj, atehere ne jemi gati te zbatojme sanksione shtese dhe “Ne” , Europa dhe SHBA ecin bashkë”, tha Kerry.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, në Uashington D.C me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Catherine Ashton. Ajo tha se “zgjedhjet kombëtare në Ukrainë është një hap shqetesues për Ukrainën”.

“Eshte për demokracinë. Është një mundesi, gjiothashtu që të ketë atje një debat të gjerë për të ardhmen e Ukrainës dhe për t’u angazhuar me njerez që dëshirojnë të flasin se si do të jetë e ardhmja”, thotë Ashton.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikëpyetje për shkak të veprimeve të ushtrisë ukrainase kundër seperatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Top Channel