Botërori, Scolari shpall listën e Brazilit

07/05/2014 00:00

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka zbuluar të mërkurën listën prej 23 futbollistësh, të cilëve ai do t’u besojë gjithçka në Botërorin e këtij viti në Brazil, i cili do të nisë më 12 Qershor.

Pasi ka udhëhequr edhe më parë kombëtaren më të suksesshme të botës, në historinë e këtij kompeticioni, drejt titullit të 5-të botëror në Kore-Japoni 2002, Scolari pritet të “luftojë” tashmë fantazmat e vitit 1950, kur “Seleçao” humbi trofeun ndaj Uruguajit, në Rio de Janeiro.

Lista e tij nuk ka surpriza të mëdha, edhe pse sulmuesi i Milanit Robinho do të mungojë së bashku me ish-fituesit e Topit të Artë, Ronaldinho dhe Kakà, një vendim i ngjashëm i tij siç ndodhi me përjashtimin e Romario-s më shumë se 1 dekadë më parë.

Ja lista e plotë e Brazilit

Portierë: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro)

Mbrojtës: Dante (Bayern Munich), David Luiz (Chelsea), Henrique (Napoli), Thiago Silva (PSG), Daniel Alves (Barcelona), Maicon (Roma), Marcelo (Real Madrid), Maxwell (Paris St Germain).

Mesfushorë: Fernandinho (Manchester City), Hernanes (Inter Milan), Luiz Gustavo (Wolfsburg), Oscar (Chelsea), Paulinho (Tottenham), Ramires (Chelsea), Willian (Chelsea).

Sulmues: Bernard (Shakhtar Donetsk), Fred (Fluminense), Hulk (Zenit Saint-Petersburg), Jo (Atletico Mineiro), Neymar (Barcelona).

* Shënim: Listat zyrtare të skuadrave do të jepen sërish pasi të jenë konfirmuar nga FIFA, më 16 Maj, Ora 12:00.

Top Channel