Vdes koleksionisti i kryeveprave të grabitura

06/05/2014 00:00

Cornelius Gurlitt, gjermani që ruante në apartamentin e tij në Berlin mbi 1400 punime artistike, përfshirë këtu edhe vepra të Picasso-s, Chagall dhe Matisse, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

I biri i Hildebran Gurlitt, këshilltarit artistik të Adolf Hitlerit gjatë viteve të nazizmit u bë i famshëm dy vite me parë, kur autoritetet gjermane zbuluan koleksionin e çmuar artistik që ai strehonte në apartamentin e tij.

Veprat ishin të gjitha të grabitura nga nazistët gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Disa prej tyre janë punime që nuk janë shfaqur kurrë në publik, të tjera punime që mendoheshin të zhdukura gjatë luftës.

81-vjeçari prej kohësh kishte shqetësime në zemër, ku edhe i ishte nënshtruar një sërë operacionesh.

Veprat e artit janë sekuestruar nga autoritetet, një pjesë e tyre do të dalin në ankand, të tjera do t’i kthehen muzeve përkatës nga ku janë grabitur.

Top Channel