Bill Gates para Kongresit për çështjen Epstein, mohon akuzat dhe kërkon transparencë
Mbi 70 persona raportohen të jenë vrarë gjatë ditës së hënë në lindje të Sirisë si pasojë e përleshjeve mes grupeve rivale të rebelëve xhihadistë, duke përfshirë Al-Kaedën, Al-Nusra si edhe grupi islamik “Shteti ne Irak dhe Siri”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se në orët e mbrëmjes së të hënës përleshjet mes grupeve janë rritur ndjeshëm.
Kohët e fundit këto zona, të kontrolluara nga rebelët, janë vënë edhe nën shënjestër të bombardimeve të regjimit, ku për pasojë mjaft civilë të pafajshëm kanë mbetur të vdekur.
Përleshjet më të ashpra janë zhvilluar në zonën e pasur me naftë të Deir Ezzor.
Top Channel