Shopping në Amazon përmes Twitter-it

06/05/2014 00:00

Twitter dhe Amazon kanë njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje,
tashmë operative, për t’u mundësuar abonentëve në rrjetin social që të
bëjnë pazar në Amazon vetëm me një “tweet”.

Falë partneritetit, çdo i regjistruar në Twitter do të mund të blejë një libër apo objekte të tjera në “qendrën tregtare” të Amazon, pa humbur edhe një “tweet” të vetme.

Duke iu përgjigjur një pyetësori që përmban një link që të çon në Amazon dhe duke futur hashtag-un #AmazonCart në përgjigje, abonenti do të gjejë produktin në listën e tij të shpenzimeve të faqes së njohur të shitjeve online.

Nuk do të ketë më fjalëkalim, as vështirësi për të mbajtur mend objektin e dëshiruar teksa kaloni nga njëra faqe në tjetrën. Pasi të keni lidhur profilet personale të Amazon dhe Twitter do të mund të zgjidhni produktin e dëshiruar me një “tweet”.

Me të përfunduar operacioni, profili zyrtar @MyAmazon do të dërgojë një “tweet” konfirmimi, ndërsa Amazon një email që pohon zgjedhjen e produktit, ndërkohë që blerja do të mbyllet nga vetë abonenti.

Top Channel