Luftime në lindje të Ukrainës

06/05/2014 00:00

Në Slloviansk prorusët kanë arritën një tjetër fitore, shkruan ‘The
Telegraf’, duke rrëzuar një helikopter dhe duke vrarë katër  ushtare në
një pritë.

Gjatë luftimeve që zgjatën 90 minuta, ne kryqezimin e dy rrugeve kryesore, kryengritësit prorusë që kontrollojnë qytetin me 120 mijë banorë iu kundërpërgjigjen kështu operacionit antiterror të ushtrisë ukrainase. Nga ana tjetër ushtria thotë se ka marrë nën kontroll rajonin.

Disa analistë kanë vënë në pikëpyetje vullnetin politik të qeverisë apo aftësinë e saj ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit. Në spitalin e Sllovianskut, të hënën u kuruan shumë separatist të plagosur pas luftimeve me ushtaret ukrainas. Strategjia e forcave ukrainase ka qene; rrethimi dhe izolimi i separatisteve ne Slloviansk dhe Kramatorsk.

Pavarësisht nga sulmi i fundit, zëdhënësja e Forcave Ukrainase të Sigurisë, Maryna Ostapenko thotë se gjërat po ecin sipas planit.

“Strategjia për të detyruar separatistët të tërhiqen në ndërtesat e pushtuara mund të jetë e efektshme”, thotë analisti Dmitry Tymchuk i Qendrës së Kievit për Studime Ushtarake dhe Politike. Por ai është i shqetësuar se forcat e Ukrainës nuk janë të shpërndara në mënyrë kompakte.

Sipas tij “që të ketë sukses, ushtria duhet të vazhdojë të luftojë në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme pavarësisht shtimit të viktimave. Ai thotë se kjo do të jetë një provë e vërtetë për qeverinë. Kievi dërgoi një njësi të gardës kombëtare në Odessa për të rivendosur kontrollin atje pas përleshjeve të armatosura mes aktivistëve prorusë dhe përkrahësve të qeverisë ukrainase. Qeveria e Ukrainës akuzon Rusinë se po mbështet përpjekjet e separatistëve për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve të 25 majit. Nga ana e saj “Moska thotë se Kievi dhe Perëndimi po provokojnë gjakderdhje”.

Top Channel