HRW: Tortura ndaj protestuesve në Venezuelë

06/05/2014 00:00

Në një raport për Venezuelën organizata për te drejtat e njeriut, Human Rights Watch denoncon dhunën e qeverisë ndaj kundërshtarëve të pushtetit të Chavez.

“Disa persona të burgosur pas protestave antiqeveritare janë dhunuar rëndë fizikisht dhe psikologjikisht, duke përfshirë edhe tortura. ”, ishte shkruar në raportin e organizatës.

Ndërkohë Jose Miguel Vivanco, një zyrtar i Human Rights Watch tha se kjo është dhuna më e rëndë në vitet e fundit në këtë vend.

Protestat e nisura në muajin Shkurt të këtij viti kanë lënë mbi 40 persona të vdekur.
Organizata me bazë në New York kishte shkruar se shumë prej personave të dhunuar i janë mohuar të drejtat bazë, duke mos iu dhënë ndihmë mjekësore, si dhe janë mbajtur të izoluar pas pasur asnjë kontakt me avokatët.

Qeveria venezueliane fajëson protestuesit për dhunën dhe abuzimet dhe thotë se 15 zyrtarë janë në proces hetimi për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut.

Human Rights Watch vuri në dukje se qeveria pretendon se rreth 200 anëtarë të forcave të forcave të sigurisë janë plagosur dhe 9 prej tyre janë vrarë.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro i konsideron protestat si një plan i ndërmarrë nga grupe ekstremiste të djathta për rrëzim e tij.

Top Channel