HEC-et e Drinit, reshjet rrisin niveli i ujit

06/05/2014 00:00

Reshjet e fundit të shiut kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 286.9 metra, nga 296 metra qe eshte pika maksimale e tij. Prurjet në hidrocentralin e fierzes llogariten 297 m3/s.

Ndersa niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.27 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 182 m3/s.

Niveli i ujit ne hidrocentralin Vaut të Dejës është 74.19 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 230 m3/sek ujë.

Megjithe permiresimin e situates ky vit konsiderohet nga me te thatet nga specilaiset e energjetikes, mungesa e rreshjeve ne mujat e dimrit mund te ndikoje ne krijimin e rezervave hidrike çka do te conte ne rritje te importeve dhe perkeqesimin e financave te Korporates Energjetike Shqiptare.

Top Channel