
Vijnë sanksionet e para për Manchester City-n dhe PSG-në, dy ekipe që shpallen fajtore për shkeljen e rregullave të “Fair-Play”-t financiar.
Siç raporton “L’Equipe”, UEFA do t’i detyrojë parizienët të vendosin vetëm 21 lojtarë (nga 25 të lejuar) në edicionin e ardhshëm të Champions-it. Veç kësaj, klubi do të duhet të paguajë një gjobë prej 60 milionë eurosh brenda 3 viteve të ardhshme, si dhe nuk do të mund të ngrejë çmimin tavan të pagave të përgjithshme vjetore.
I njëjti dënim duket se vlen edhe për City-n.
Të dy klubet, sipas të dhënave të para ende të pakonfirmuara nga UEFA, kanë kohë deri në fundjavë për të gjetur një akord me organizatën më të lartë drejtuese të futbollit europian, të kryesuar nga Platini, pas të cilit sanksionet do të bëhen realitet.
Top Channel