Al-Sisi: Vëllazëria Muslimane nuk do të ekzistojë

06/05/2014 00:00

Ish-shefi i ushtrisë në Egjipt, Abdel Fattah al-Sisi, tani kandidat për president, zotohet se nëse ai do të fitojë zgjedhjet Vëllazëria Muslimane nuk do të ekzistojë.

Në intervistën e tij të parë për televizionin egjiptian, tha se ishin zbuluar 2 komplote vrasjesh ndaj tij.
Marshalli Al Sisi çoi në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi në korrikun e kaluar pas protestave masive të opozitës.

Deri tani fitorja e tij duket e sigurt në zgjedhjet e 26 dhe 27 Majit. Në kohën e rrëzimit të Mohamed Morsi-t, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, ish-shefi i ushtrisë nuk kishte shprehur se nuk kishte ndonjë ambicie politike, por më vonë ai tha se kishte ndryshuar mendje si pasojë e kërcënimeve nga brenda dhe jashtë vendit.

Nëse Abdel Fattah al-Sisi do të bëhet president do të ishte i fundit i ardhur nga ushtria në drejtimin e vendit, duke përjashtuar Morsin.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se autoritetet ushtarake kanë rritur armiqësinë ndaj medias së pavarur dhe ndaj kundërshtarëve politikë.

Që nga rrëzimi i Mohamed Morsi-t më shumë se 1 mijë persona janë vrarë dhe mijëra anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë ndaluar nga drejtuesit e vendit, të cilët e kanë cilësuar lëvizjen islamike si organizatë terroriste.

Top Channel