“Diktatori antisemit që kryen gjenocid ndaj kurdëve”/ Netanyahu reagon ashpër ndaj Erdoganit: Personi i fundit që mund t’i bëjë moral Izraelit
Fatima Popura dhe bashkëshorti i saj Vadim ishin përpara ekranit të televizorit kur nisën trazirat në qendrën e qytetit të Odesas. Të shqetësuar ata panë gjithcka nga ekrani i vogël dhe pasi situata u qetësua disi, dolën të shihnin se cfarë kishte ndodhur.
Kur mbërritën në qendrën tregtare të Odesas, aty ku ishin regjistruar përleshjet më të mëdha mes mbështetësve pro-rusë dhe atyre pro-ukrainas flakët kishin shkrumbuar godinën, ndërsa mes forcave të sigurisë dhe atyre pak prostesuesve që vazhdonin endeshin nëpër shesh, vunë re një tufë trupash të pajetë e të gjakosur.
Kur u afua pak më shumë, Fatima njohu djalin e saj 17-vjeçar, edhe ai Vadim, i quajtur si i ati i tij. Në trup mbante ende veshur një mburojë trupore të improvizuar, ndërsa mbi fytyrë gjaku i kishte ngrirë.
17-vjeçari ishte mes personave që u bllokuan në qendrën tregtare në protestat mes mbështetësve pro-rusë dhe atyre ukrainas. Kur godina u përfshi nga flakët, ai ndodhej në katet e sipërme të saj, dhjetra metra lartësi. Për t’i shpëtuar zjarrit, Vadim u hodh nga dritarja, por fatkeqësisht sërish ndërroi jetë.
“Humbëm djalin tonë dhe ne nuk e dimë përse vdiq. Është luftë! Është një luftë civile! S’mund ta përshkruaj ndryshe”, thotë nëna e 17-vjeçarit duke mohuar se djali i saj ishte separatist që dëshironte t’i bashkohej Rusisë.
Tragjedia në familjen Popura është njëra ndër dhjetra të tjera ku janë përfshirë familje ukrainase dhe pro-ruse, fqinje me njëra-tjetrën e që ndër vite kanë jetuar krah tyre pa patur asnjë lloj konflikti etnik.
Përleshjet e regjistruara të premten, ndryshuan përgjithmonë balancat në qytetin bregdetar. 46 viktimat e shkaktuara nga zjarri vështirë vështirë të harrohen lehtë, ndërsa hetuesit kanë nisur hetimet për vënien para drejtësisë të përgjegjësve të tragjedisë.
Pro-rusët akuzojnë policinë se dështoi në mbrojtjen e tyre gjatë përleshjeve me ukrainasit. Qindra persona një ditë pas ngjarjes së rëndë u mblodhën në qendrën e qytetit duke thërritur “Turp! Rusia! dhe Putin!”.
Top Channel