Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik Në Slloviansk, banorëve po u shtohet frika për ofensivën e ushtrisë
ukrainase, që synon të rimarrë qytetin. Harriet Salem, një gazetare e
pavarur që ndodhet në këtë qytet tha se ka një mbështetje të fortë për
pro-rusët këtu.
Ajo shpjegoi se “banorët janë tejet të shqetesuar për dërgimin e trupave në qytet”.
Javën e kaluar, pro-rusët goditën dhe rrëzuan dy helikoptërë ukrainas në periferi të Sllovianskut.
Kryeministri i Ukrainës, Arsenji Jacenjuk tha të dielën se “forcat e armatosura vazhdojnë operacionin e tyre antiterror në lindje të vendit”. Ai foli dy ditë pas vrasjes së dhjetëra personave në qytetin portual të Odesës. Jacenjuk akuzoi Rusinë se ka vënë në zbatim një plan për shkatërrimin e Ukrainës”.
Ai nënvizoi se “Kievi nuk ka humbur kontrollin në pjesën lindore te vendit, por –sipas tij- gjithcka varet nga popullësia lokale, nëse do të zgjedhë të mbështesë paqen dhe stabilitetin apo ata që sponsorizohen nga Rusia”. Mijëra përkrahës të “Ukrainës së Bashkuara”, disa prej tyre të maskuar dhe me shkopinj në dyer u mblodhën në Odesa- të djelën në mbremjën. Duke kenduar himnin e Ukrainës, ata marshuan drejt ndërtesës së sindikatave për të rivendosur aty flamurin ukrainas, të cilit iu vu flaka të shtunën. Mbi 60 persona, të arrestuar për dhunën e së premtes në Odesa- u lanë të lirë të djelën pasi protestuesit mësynë komisariatin e policisë në qytet.
Top Channel