Tenis, Madridi “adopton” Rafa Nadalin

05/05/2014 00:00

Kryebashkiakja e Madridit, Ana Botella, e ka emëruar Rafael Nadal-in “djalë të adoptuar” të kryeqytetit spanjoll.

Bëhet fjalë për titullin më prestigjioz të dhënë nga komuna për personalitetet që, me aftësitë dhe meritat e veçanta, kanë kontribuuar në përmirësimin e nderit të Madridit.

Në tokën me dhè të kuq të Madridit, Rafa Nadal ka fituar tre herë: 2005, 2010 dhe në 2013. Kujtojmë se tenisti më i suksesshëm i Spanjës dhe aktualisht numri 1 në botë për meshkuj – i ndjekur nga serbi Djokovic dhe zviceriani Wawrinka – është i lindur në ishullin e Majorkës, një ishull piktoresk dhe tejet i frekuentuar nga turistët i ndodhur në Detin Mesdhe.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel