“Diktatori antisemit që kryen gjenocid ndaj kurdëve”/ Netanyahu reagon ashpër ndaj Erdoganit: Personi i fundit që mund t’i bëjë moral Izraelit
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se “përhapja e poliomelitit është shndërruar në një kërcënim ndërkombëtar për shëndetin publik”.
OBSH u rekomandon qytetarëve të vendeve ku gjendet virusi, përfshirë Pakistanin, Sirinë dhe Kamerunin, që të vaksinohen përpara çdo udhëtimi.
Këto vende, sipas OBSH-së, duhet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të garantojnë që shtetasit e tyre të jenë të vaksinuar përpara çdo udhëtimi jashtë kufijve.
Poliomeliti, që thuajse po çrrënjosej në vitin 2012 me 223 raste në mbarë botën, u rishfaq me 417 raste vitin e kaluar pas konflikteve në Sudan dhe Pakistan, ku u ndërprenë fushatat e vaksinimit.
Poliomeliti prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç. Virusi transmetohet përmes ushqimit dhe ujit të infektuar dhe shumëfishohet kur mbërrin në stomak.
Prej andej ai mund të pushtojë sistemin nervor, duke shkaktuar paralizë në 1 në çdo 200 raste infeksioni. “Kushtet për një emergjencë të shëndetit publik në nivel ndërkombëtar janë përmbushur”, deklaroi Bruce Aylward, ndihmës-drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Ai foli pas takimit të posaçëm të zhvilluar në gjenevë mbi rrezikun e përhapjes së sëmundjes, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve të prekura.
“Përhapja në nivel ndërkombëtar e poliomelitit në vitin 2014 përbën një ngjarje të jashtëzaonshme dhe për këtë duhet një përgjigje ndërkombëtare e koordinuar mes shteteve”, deklaroi OBSH në një deklaratë për shtyp.
Top Channel