Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Morten Olsen, trajneri i Danimarkës, ka kritikuar ashpër kolegun e tij portugez Jose Mourinho në një intervistë për ‘Daily Mirror’.
“Unë mendoj se stili i Mourinhos është i rrezikshëm për futbollin. Nëse të tjerët do të mundohen ta kopjojnë, spektakli do të zhduket nga kjo lojë”, tha tekniku veteran.
Ai shpjegoi se si do të luante po të ishte nën drejtimin e një skuadre të madhe si Chelsea: “Do të luaja shumë ndryshe dhe do i shfrytëzoja aftësitë e lojtarëve të talentuar që do më blinte klubi vit pas viti. Nuk do të mbrohesha kaq shumë.”
“Plani i lojës së Mourinhos bazohet në goditjet e dënimit dhe në improvizimin e Hazardit. Nuk më habit fakti që vetë Hazardi e kritikoi atë pas eliminimit në Champions”, shtoi Olsen.
Në fund, ai tha se “nuk ka gjë të keqe të luash me kundërsulm, por është e nevojshme gjithashtu të kesh plane të tjera kur duhet të hidhesh në sulm dhe këto plane Mourinho nuk i përdor”.
Top Channel