Milani fiton derbin falë De Jongut

05/05/2014 00:00

Goli i Nigel De Jong i dha fitoren minimale Milanit në derbin e Madoninës ndaj Interit.

Tre pikë të arta këto që e afrojnë Milanin me Euopën dhe ulin tensionin mes trajnerit Seedorf dhe klubit kuqezi.

Tashmë Milani gjendet në kuotën e 54 pikëve, 3 më pak se interi i vendit të pestë.

“Kemi thënë që do të luajmë deri në fund për kualifikimin në Europa League dhe hodhëm një hap të rëndësishëm në rrugën tonë. Ishim më kompaktë si skuadër në krahasim me Interin. Markuam mirë dy lojtarë të rrezikshëm si Icardi dhe Palacio”, tha Seedorf pas ndeshjes.

Top Channel