Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Nigel de Jong ka nënvizuar rëndësinë e trajnerit Clarence Seedorf tek fitorja 1-0 e Milanit në derbin ndaj Interit.
Mesfushori hollandez shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë të ndeshjes dhe pas fitores tha: “Fitoren ia dedikoj trajnerit. Po flitet shumë për të kohët e fundit, por ai është shumë i rëndësishëm për ne.”
Më tej, ai foli për triumfin në derbi: “Ishte fitore jetike. Kemi kaluar momente të vështira dhe tre pikët na ndihmojnë të vazhdojmë rrugën tonë për në Europë.”
Pas 5 fitoreve në 6 ndeshjet e fundit, Milani renditet në vendin e tetë të Serisë A, 3 pikë më pak se Interi i vendit të pestë kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.
Top Channel