Boko Haram kërcënon: Do shes vajzat në treg

05/05/2014 00:00

Grupi i militantëve islamikë, Boko Haram, ka marrë të hënën përgjegjësinë për rrëmbimin e mbi 200 vajzave të shkollës në veri-lindje të Nigerisë, muajin e kaluar, si dhe kërcënon se “do t’i shesë ato në treg”, bëri të ditur agjencia franceze e lajmeve AFP, duke publikuar një video.

Boko Haram, më 14 Prill mësyri në një shkollë të mesme vetëm për vajza në fshatin e Chibok-ut, në shtetin Borno, e më pas i rrëmbyen ato duke i futur nëpër kamionë dhe u arratisën në një zonë të largët përgjatë kufirit me Kamerunin.

Brutaliteti i pakufijtë dhe i dukshëm gjatë sulmit të shkollës shkoi nigerianët, të cilët janë rritur duke mësuar rreth mizorive gjatë kryengritjes 5-vjeçare, gjithnjë e më gjakderdhëse, të islamikëve në veri të vendit.

“Kam përdhunuar vajzat tuaja. Do t’i shes ato në treg nga Allahu”, tha lideri i Boko Haram, Abubakar Shekau, në videon e publikuar nga AFP, e cila është media e parë që zotëron përmbajtjet e regjistruara nga Shekau. Por, ai nuk jep detaje të tjera në të.

Boko Haram, e cila shihet tashmë si kërcënimi kryesor për sigurinë e prodhuesit kryesor të energjisë në Afrikë, sa vjen e po njeh vetëm rritje dhe po shton ndikimin e saj. Pengmarrjet ndodhën në të njëjtën ditë me një shpërthim me bombë, për të cilën akuzohet sërish Boko Haram, e që mori jetët e 75 personave në Abuja, duke shënuar kështu sulmin e parë në kryeqytet pas 2 vjetësh.

Militantët, të cilët thonë se po luftojnë për të rivendosur kalifatin islamik të mesjetës në Nigerinë veriore, theksuan se sulmet me bomba, më shumë se 2 javë më vonë në thuajse të njëjtin vend, vranë 19 persona dhe plagosën 34 të tjerë, në periferitë e Nyanya.

Top Channel