Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Në një nga zyrat e selisë së Barcelonës është zhvilluar një bisedë kokë më kokë mes Andoni Zubizarreta-s dhe Luis Enrique-s, trajnerit që – përjashto ndonjë surprizë të mundshme – do të marrë frenat e skuadrës katalanase për sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar “Tata” Martino-n.
Luis Enrique, tani për tani është në krye të pankinës së Celta Vigo-s, ka ende dy sezone të tjera me ta në kontratë, por një klauzolë prej 3 milionë eurosh mjafton dhe tepron për t’u çliruar dhe për t’i thënë ‘Po’ skuadrës së ëndrrave të tij.
Pikërisht në ditët e kaluara janë përhapur lajme në lidhje me kandidaturën serioze të Luis Enrique-s për postin e Barçës, por ky i fundit përfitoi nga mundësia për t’i mohuar zërat, ndoshta edhe si çështje respekti ndaj klubit aktual të tij, me të cilin po përfundon këtë sezon në një vend “nderi”, vetëm pak më poshtë se sa ajo e Europa League.
Luis Enrique, 44 vjeç, ka luajtur me Barcelonën nga 1996-2004, si dhe ka drejtuar skuadrën B të katalanasve nga 2008-2011, periudhë kjo që përkon me epokën e Guardiolës te “blaugrana”-t, përpara se të merrte drejtimin e Romës në Serie A për vetëm 1 sezon.
Top Channel