Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Në fanelën e Juventusit, për sezonin e ardhshëm dhe jo vetëm, pasi ku i dihet se edhe për sa vite, nuk do të shfaqet ylli i tretë, që simbolizon fitimin e 30 titujve të Serie A përgjatë historisë së klubit torinez.
Motivin e këtij vendimi, një ditë pas shpalljes zyrtarisht kampion, është vet presidenti Andrea Agnelli që e sqaron. “Për ne, titujt janë plot 32, edhe pse llogaritja e Federatës italiane të Futbollit (FIGC) flet për 30 të tillë. Do ta vendosim yllin e tretë në fanelë, vetëm kur dikush tjetër të arrijë të vendosë të dytin e tyre, thjesht për të theksuar ndarjen mes nesh dhe të tjerëve”.
Presidenti i bardhezinjve, i cili ndërhyri gjatë një konference për shtyp të prezantimit të “UNESCO Cup 2014”, apo ndeshjes që zhvillohet mes legjendave të Juventus dhe Real Madrid (2 Qershor, ora 18:30), shpreh gjithë kënaqësinë e tij për titullin e sapofituar. “Të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar atë që është bërë deri më tani është jashtëzakonisht e vështirë. Kemi shkruar një faqe të pabesueshme në historinë e Juventusit. Merita shkon mbi të gjithë për Conte-n dhe djemtë tanë”.
Agnelli flet edhe për eliminimin së fundi nga Europa League. “Kam dëgjuar të flasin për faliment europian. Është e qartë që objektivi ynë është të fitojmë të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë, por dimë edhe që është e vështirë të jesh i pari mes rreth 100 skuadrave që marrin pjesë në kompeticionet europiane çdo vit. Është një rrugëtim gjithnjë e në rritje, pasi vitin e kaluar ishim në çerekfinalet e Champions-it, ndërsa këtë vit në gjysmëfinalet e Europa League. Çdo ditë të vitit do të punojmë vetëm për t’u përmirësuar”.
Top Channel